
Pasamontanja, e njohur edhe si balaclava, është kthyer në aksesori që po e dominon dimrin 2026 dhe arsyeja s’është vetëm e ftohta. Është ai kombinimi i rrallë: të mban ngrohtë realisht, të jep një “twist” vizual të menjëhershëm dhe e ndryshon një look të thjeshtë pa e tepruar. Në një sezon ku njerëzit duan komoditet, por s’duan të duken “pa stil”, pasamontanja është zgjidhja më e shpejtë.
Pse u bë kaq trend
Ka disa arsye që po e shtyjnë këtë rikthim
Së pari prakticiteti: mbulon njëkohësisht kokën, veshët dhe qafën, pra është më funksionale se kapelja klasike.
Së dyti estetika: krijon një siluetë të fortë, pak “mister”, pak street, pak high fashion, varet si e kombinon.
Së treti, është një pjesë që i jep outfitit strukturë. Një pallto e thjeshtë dhe një triko bazë, me pasamontanjë, duken menjëherë më “të menduara”.
3 versionet që po shihen më shumë
Pasamontanja klasike prej leshi ose kashmiri
Minimal, i pastër, i veshshëm për çdo ditë. Funksionon si me pallto të qepur bukur, si me xhaketë sportive.
Pasamontanja furry, me teksturë “pellush”
Është ajo që të jep efektin cozy dhe njëkohësisht statement. E bën lookun më “fashion forward”, sidomos kur e mban me xhaketë me teksturë ose me një pallto të gjatë.
Pasamontanja me lidhëse ose me rregullim në fytyrë
Praktike, sidomos kur ka erë ose je në lëvizje. E kontrollon sa e hapur do të jetë rreth fytyrës dhe duket më teknike.
Si ta veshësh në qytet pa u dukur si për ski
Truku është kontrasti i materialeve. Kur pasamontanja është sportive, pjesët e tjera le t’i kesh më “të pastra” dhe urbane.
Me pallto klasike dhe çizme: del super city chic.
Me blazer ose xhaketë të strukturuar: duket moderne, pak cool, jo e rastësishme.
Me triko të trashë ton sur ton: jep atë ndjesinë elegante, e qetë, “quiet luxury” dimëror.
Nëse do një version më “street”, lidhe me xhupa të mëdhenj, pantallona të gjera dhe atlete. Nëse do një version më “tres chic”, mbaje me pallto të gjatë, ngjyrë neutrale dhe një çantë të strukturuar.
Ton sur ton apo kontrast
Ton sur ton është më i sigurt dhe më i sofistikuar. E bën lookun të duket i shtrenjtë edhe kur është i thjeshtë.
Kontrasti është për kur do vëmendje. Kombinime që dalin bukur janë krem me gri, bordo me camel, ose një ngjyrë e fortë që “ndez” gjithë outfitin dimëror.
Çfarë të kesh parasysh që të duket bukur
Forma e fytyrës: nëse s’do të ngushtohet vizualisht fytyra, zgjidh një hapje më të gjerë rreth faqes dhe ballit.
Flokët: nëse i ke voluminoze, lëri pak “të dalin” përpara ose në anë që të mos duket shumë e ngjeshur.
Makeup: edhe pak kontur i butë, vetulla të rregulluara dhe një balm buzësh e bëjnë të duket më “editorial” dhe më i pastër.
Materiali: leshi dhe kashmiri duken më elegantë, mohair dhe faux fur japin më shumë “statement”, ndërsa variantet teknike janë më sportive.
Pse është aksesori që do ta shohësh kudo
Sepse është një “shortcut” stili. Nuk kërkon shumë mendim, por e bën outfitin të duket i plotë. Dhe në një dimër kur të gjithë po kërkojnë diçka që të jetë ngrohtë, e re dhe e veshshme, pasamontanja i bën të treja.
