
Banorit të Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexhës, i është lejuar të dalë nga shtëpia dhe të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale nga llogaria e Labit në Instagram.

Familja gjithashtu ka falënderuar produksionin që Labit ia mundësuan të jetë pranë më të dashurve të tij në këtë ditë të vështirë për ta.
“Sot, për shkak të ndarjes nga jeta të gjyshit të tij, Labit do t’i lejohet të jetë prezent në varrimin që mbahet në Rahovec, në ora 13:00. Falënderojmë produksionin e Big Brother dhe gjithë bashkëpunëtorët për mirëkuptimin dhe mundësinë që ia dhanë Labit të jetë pranë familjes në këtë moment të vështirë”.
View this post on Instagram
