
Ka trende që vijnë si një ftesë elegante. Dhe ka trende që rikthehen me zhurmë, me humor dhe me një lloj “e di që është pak e çuditshme, por s’po më intereson fare”. Pikërisht këtu futen çizmet me qime ato fluffy boots që në 2026 po shihen gjithandej dhe po marrin statusin e këpucës më të komentuar të dimrit.
Sepse nëse vera 2025 u dominua nga estetika e “ugly shoes”, dimri 2026 ishte thjesht hapi tjetër logjik: më shumë teksturë, më shumë volum, më shumë nostalgji. Dhe, mbi të gjitha, më shumë “comfort” i veshur si statement.
Disa e kanë gati fajtorin: Australia. Ose më saktë, ato këpucët-kamel me pamje të pushëzuar që u përhapën nga një kontinent në tjetrin dhe u kthyen në ikonë në fillim të viteve 2000: UGG. Mjafton të kujtosh Lindsay Lohan me Juicy Couture ajo periudhë kur “cool” ishte e tepruar, e ëmbël, pak kitsch dhe shumë e sigurt në veten.
Por kjo nuk është e vetmja rrënjë. Të tjerë e lidhin me vitet ’80: dekada e aerobikut në technicolor, të atyre triko-ve neon, ngrohëseve të këmbëve dhe kasetave të Jane Fonda-s. Në atë atmosferë, qimet (edhe në formë detaji) filluan të shfaqeshin në veshje si një simbol i ngrohtësisë, i ekzagjerimit dhe i “jet-set” energjik. Pastaj, i njëjti sens shkoi drejt çizmeve urbane: detaje me eco-fur, mansheta të pushëzuara, një lojë e lehtë mes “shtëpi” dhe “jashtë”.
Dhe, sigurisht, nuk mungon edhe skena e skive: vitet ’80, resortet e jet-set-it, Cortina, Milano, Moon Boot… një estetikë ku praktika dhe spektakli ecnin bashkë. Shkurt: nëse dimri është teatër, çizmet janë kostumi kryesor.
Më afër në kohë, në listën e “shkaktarëve” përmendet edhe Phoebe Philo, e cila në koleksionin Céline pranverë 2013 futi çizme aq të pushëzuara sa do t’i imagjinoje më lehtë te një kukull si Elmo, sesa te një modele me slip dress. Por ky ishte pikërisht mesazhi: kufijtë mes garderobës së shtëpisë dhe asaj sociale po fshiheshin; mes detit dhe malit, mes qytetit dhe pushimeve, mes të bukurës dhe të çuditshmes.
Në 2026 kjo ide është bërë normë. Moda nuk kërkon të jetë “e rregullt”. Kërkon të jetë ndjesi.
Rikthimi i çizmeve me qime nuk vjen i izoluar. Ai lidhet me rikthimin e përgjithshëm të pelushit dhe “fur”-it si element stili, sidomos falë eco-pellicias që sot duket më bindëse në pamje dhe më e pranueshme në diskutim publik. Për pasojë, detajet me qime nuk duken më si “aksident i modës”, por si një kod i ri: paraore, kapele, bomber-a, stole… dhe në krye të listës, çizmet.
Pra, ajo që dikur shihej si e diskutueshme apo “too much”, sot është kthyer në “pse jo?”. Një lloj destigmatizimi që e bën trendin të ndihet sërish “cool”.
Si t’i veshësh pa u dukur “kostum”?
Çelësi është kontrasti:
-me një pallto të gjatë të pastër, pa shumë detaje
-me total look neutral (gri, e zezë, krem) që i lë çizmet të jenë pika e fortë
-me xhinse të drejta ose fund maxi, për një siluetë më “fashion” dhe më pak Y2K literal
-ose me një fustan minimal, për atë efektin “unë jam e thjeshtë… por këmbët po bëjnë show”
Në fund, çizmet me qime janë një nga ato trende që nuk kërkojnë shpjegim. O i dashuron, o i urren. Por një gjë është e sigurt: dimri 2026 i ka zgjedhur si simbolin e vet. Dhe moda, si gjithmonë, po na thotë: nëse do të ngrohesh, bëje me stil dhe pak me guxim.
