
Taormina, perla e Siçilisë, është vendi ideal për ata që kërkojnë bukuri natyrore, kulturë dhe një luks të qetë mesdhetar – një destinacion që nuk vizitohet thjesht, por përjetohet.
Umberto, rruga kryesore që përshkon qytetin e vjetër, e mbushur me butikë elegantë, galeri arti, bare karakteristike dhe restorante ku shijohet kuzhina autentike siciliane. Duke ecur përgjatë saj, zbulohet ritmi i qetë i jetës lokale, mes aromës së kafesë dhe zhurmës së lehtë të bisedave.
Një nga simbolet absolute të qytetit është Teatri Antik Grek, një nga teatrot më mbresëlënës në Europë, jo vetëm për historinë, por edhe për pamjen unike që ofron drejt detit dhe malit Etna. Ky vend është ideal për të përjetuar koncerte, apo thjesht për të ndalur dhe admiruar peizazhin.
Sa i përket plazheve, Taormina ofron disa nga më piktoresket e zonës. Isola Bella, një ishull i vogël i lidhur me tokën nga një shirit rëre, është ndoshta më ikoniku – perfekt për not, “snorkeling” dhe fotografi. Plazhi i Mazzarò-s dhe Spisone janë alternativa të shkëlqyera për ata që kërkojnë ujëra të kristalta dhe “beach club-e” elegante.
Taormina është destinacioni ideal për udhëtarët që kërkojnë romancë, kulturë dhe bukuri natyrore, një qytet që të fton ta shijosh ngadalë, mes historisë, detit dhe një elegance të përjetshme.
