Misteri rreth jetës sentimentale të Bes Kallakut duket se sapo mori fund të paktën aq sa lejon një “hint” i fortë në Instagram. Aktori i humorit, i cili prej kohësh ka preferuar të jetë i rezervuar për këtë pjesë të jetës, ka ndezur rrjetin me një Story ku shfaqen dy duar të shtrënguara fort me njëra-tjetrën.
Detaji që i dha gjithë “zërit” kësaj historie ishte tatuazhi i ri në parakrahun e tij: emri “Ejona” dhe data “25.12.2025” një kombinim që, për shumë ndjekës, tingëllon si një pikënisje e rëndësishme, e shënuar në mënyrë të pakthyeshme. Story shoqërohej edhe me një këngë me titullin “I’ll Love You Forever”, duke i dhënë postimit një ton hapur romantik dhe duke e bërë mesazhin edhe më të qartë për publikun.
Por nuk mbaron këtu. Nën datë, në tatuazh lexohet edhe fraza “Trëndafil në kohë lufte, një dedikim poetik dhe i ngarkuar emocionalisht, që lë të kuptohet se kjo dashuri mund të ketë lulëzuar mes sfidave, ndryshimeve apo një periudhe të vështirë personale.
A është Ejona personi që i ka kthyer Besit sërish besimin te “përgjithmonë”? Aktori nuk ka thënë ende asnjë fjalë, por tatuazhi i ri duket se e ka thënë të gjithën vetë.
View this post on Instagram
