Koreografi i njohur Kledi Kadiu ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij familjare, duke folur hapur për sfidën shëndetësore që ka kaluar i biri, Gabrieli. I ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ai tregoi se çasti që për shumicën e familjeve është një festë e pastër, lindja e një fëmije, për ta u shndërrua në një përballje të dhimbshme me frikën, pasigurinë dhe pyetjet që nuk gjejnë përgjigje.

Sipas Kadiut, gjithçka ndryshoi brenda pak kohe. Ai përshkroi një periudhë të mbushur me ankth, lot dhe ndjesinë e pafuqisë përballë një realiteti që nuk mund ta ndalte. Mes emocioneve, ai foli edhe për fazën e vështirë të pranimit, atë përpjekje të brendshme që shumë prindër e njohin kur përballen me një situatë të papritur te fëmija, dhe sidomos me pyetjen e vazhdueshme pse i ndodhi atij e jo mua.

Në rrëfimin e tij, Kadiu theksoi se koha kaloi dhe se, fatmirësisht, familja sot jeton me më shumë shpresë dhe besim për Gabrielin. Ai tregoi se djali shkon në kopsht dhe ka ritmin e tij, me disa mungesa dhe vështirësi që, siç tha, janë pjesë e përditshmërisë së tij, por shpresa mbetet e lartë.

“Gjithçka shkoi mirë deri në momentin e fundit. Pastaj, papritur, diçka ndryshoi. 

Djali ka ardhur në jetë në gusht të 2021, ka 6 vite diferencë me vajzën. Gabrieli ka bërë 4 vjeç këtë verë. Gabrielin e pritshim, nuk ishte surprizë si e Leas. Çdo gjë shkoj mirë, deri momentin e fundit. Pastaj më 11 shtator, më merr Sharlota në telefon pasi kishte dalë shëtitje, më thotë që djali “bën disa veprime të çuditshme, është mirë të shkojmë në ndihmën e shpejtë, ne po shkojmë, por hajde dhe ti.

Unë zakonisht nuk jam në shtëpi, te premten, te shtune, të dielë, dhe shkova atje, në ndihmë e shpejte, ishte akoma koha e covid dhe nuk mund të hynin shumë njerëz. Më tha më prit, dhe kjo pritja për mua ishte vetëvrasje, pse duhet të prisja aq shumë, kaq përgjigje e gjatë për të thënë se çfarë po ndodh. Ajo koha e vështirë që e kaluam, mbeti. Djali ishte vetëm 11 ditë. U shtrua në spital, në reanimacion me kod të kuq. 

Mjekët thanë që ishte ku rasti 1 në 70 mijë që mund të ndodhte, ishte ky virusi që nga hunda shkoi në tru dhe aty bëri ca lëvizje jo të duhura. U ndryshua gjithë festa që të lind një fëmijë, u shndërrua në një dhimbje. Fakti që ai ishte kaq i vogël, mospranimi i prindërve se pse atij, të më ndodhte mua. Ajo ishe gjë që nuk e ndalnim dot. Ajo kohë kaloj edhe mirë për fatin e tij, sepse mund të kishte pasur edhe reaksione të tjera”, tregoi Kledi.

Ai tregoi se sot Gabrieli ndjek kopshtin dhe bën një jetë sa më normale, me ndihmën e një personi që kujdeset më shumë për të. Kledi u shpreh se se kjo sfidë i ka bërë edhe më të fortë si familje dhe ka forcuar lidhjen me bashkëshorten e tij, Sharlotën.

Kledi zbuloi se djali akoma nuk ecën, por tha se ishte shpresëplotë se me teknologjinë e cila ka avancuar, ka lajme të mira për Gabrielin dhe mijëra fëmijë të tjerë që mund të përmirësohen.