Përveç impenjimeve profesionale, Bjordi Mezini ndau detaje nga jeta e tij familjare në programin “Me prit të dielën” me Ermal Peçin. Ditët e tij janë tejet të ngjeshura, sa nga vajza e vogël, sa në xhirime, por mesa duket Bjordi di t’i bëjë të gjitha. I pyetur për sëmundjen e Anës dhe humbjen e jetës së të ëmës, Bjordi rrëfen ndjesitë e tij:

“Ishin dy vite shumë të vështira për Anën, për ne. Në këto raste merr shumë kuptim shprehja ‘bashkë në të mirë e në të keq’. Unë thjesht bëra detyrën time, u mundova ta lehtësoja aq sa kisha mundësi të bëja.”

Në mesin e shumë projekteve, përse nuk e përfshin Anën në filmat e tij?

“Ana më çmend, llastohet shumë. Është e pamundur, do ta pushoj nga puna. Ja kam thënë: nuk dua të punoj me ty se më lodh shumë” – përfundoi me shaka Bjordi.