
Keijsi ka reaguar për herë të parë pas daljes me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se nuk është penduar për gjërat që ka bërë në “Big Brother VIP 5”. Ai shtoi se çdo gjë e ka bërë me vetdije.
Gjatë kësaj interviste, ish-banori u pyet në lidhje me raportin e tij me dy banoret e BBV 5, Stelina dhe Ina.
Teksa po fliste për Stelinë, Keijsi u shpreh e se ka mbyllur përfundimisht, ndërsa për Inën deklaroi se do të vazhdojë njohjen jashtë.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra”, tha ai.
Keijsi foli edhe për lojën, duke thënë se Inën e goditën moralisht.
“Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar. Ina nuk dinte gjë për videon. Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë”, vijoi banori.
