
Luiz Ejlli, ka thyer heshtjen pas lajmeve se do të jetë pjesë e formatit “Ferma VIP 3”, ku i atribuohej roli i “kryeplakut”.
Përmes një postimi në Instagram, këngëtari ka reaguar me dozën e tij të njohur të ironisë. Ai u është drejtuar portaleve, gazetarëve apo siç i quan ai “astrologëve”, të cilët sipas tij, çdo vit bëjnë parashikime të ndryshme për pozicionet e tij nëpër formate televizive.
“Edhe këtë vit si çdo vit, ‘astrologët’ thonë që do të jem opinionist, kryeplak, bajraktar, kryetar komune etj. E doni përgjigjen? Apo t’i lë edhe pak meqë është fund muaji dhe kanë detyrime, qera dhe rroga për të paguar?”, shkroi ai.
