
Ju flet Ilva nga Amerika!
Ilva Tare, një nga zërat më të konsoliduar të medias shqiptare, prej 5 vitesh ka qenë larg ekranit, pas zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara. Por, largësia nuk e fshin dot pyetjen thelbësore që, siç thotë vetë ajo, e ka ndjekur vazhdimisht: pse shqiptarët flasin, por pak dëgjohen?
Nga kjo pyetje lindi “Ilva Talks”, një podcast frymëzues nga Amerika për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ndërtuar si hapësirë bisede, reflektimi dhe kuptimi, që do të transmetohet në YouTube.
Në plan më të gjerë, kjo dëshmon edhe një here se në kohën që po jetojmë gazetarëve dhe gjithë atyre që kërkojnë një zë publik nuk u duhen më domosdoshmërisht platforma “mbështetëse”.
Dikur, zëri duhej “legalizuar” nga redaksia, studioja, radio, televizioni. Sot, hierarkitë janë zbutur: kufijtë mediatikë janë shkrirë, ndërsa globalizimi digjital e ka bërë të mundur që të jesh fizikisht diku tjetër, por profesionin, pasionin dhe misionin ta mbash gjallë.
Sepse YouTube është një hapësirë pa kufij.
Dhe disa muaj pas mbylljes së Zërit të Amerikës, duket se shqiptarët sapo e gjetën “Ditarin” e tyre të ri.
View this post on Instagram
