
Shkurti nuk simbolizohet vetëm nga data ikonike 14 e dashurisë, por është muaji ku ndjesia e bukur e të festuarit shoqëron çdo ditë, dhe udhëtimet janë dhurata më e veçantë për të lënë pas një kujtim me njeriun e zemrës.
Qytetet që vizitohen masivisht këtë periudhë të vitit janë pikërisht ato që njihen si vendet e dashurisë. Parisi i dritave dhe arkitekturës madhështore rreh si zemra e Francës për turistët.
Italia, gjithashtu e njohur për kanalet e Venecias, sheshet e pëllumbave, kuzhinën tipike të Veronës dhe peisazhet ku natyra, xhirot në gondola dhe darkat romantike buzë ujit, i shton ëmbëlsinë ditës së dashurisë.
Guida vazhdon me Porton në Portugali, Bruges në Belgjikë, Hallstatt në Austri për eksperiencën e hoteleve të luksit apo Budapestin, ku mund t’i shtoni udhëtimit tuaj elementin e kujdesit për veten, si banjat termale.
Destinacionet janë të shumta, si edhe hapësirat për t’i vizituar në kushte të shkëlqyera me çmime të përballueshme, duke e bërë ditën e dashurisë të mundur për t’u shijuar nga të gjithë.
