Çanta është aksesori që nuk që nuk ndjek trendet, por i definon ato. Prada Bonnie Bag, sipas edhe përcaktimit të markës, është një ikonë e krijuar nga ndërthurja e funksionalitetit me kreativitetin. 

Prada Bonnie dallon menjëherë për siluetën e saj interesante, e cila i jep pamje elegante dhe bashkëkohore. Dorezat e holla e bëjnë një çantë fine, që mund ta hedhësh lehtësisht edhe në sup. 

Disa nga detajet e Bonnie-t janë kapëset metalike të frymëzuara nga rripat, logoja trekëndore e Prada-s, diskrete por e dallueshme, si edhe lidhjet anësore të nyjëzuara, që i japin një prekje moderne. 

Çanta, një realizim Italian, është e krijuar nga lëkura e viçit (calfskin), duke e kthyer në një artikull që jo vetëm i shton prekjen e nevojshme veshjes, por edhe të cilësisë e standardeve më të larta të mjeshtërisë artizanale.  

Bonnie është projektuar për të qenë praktike, ndaj vjen me mbyllje me zinxhir, hapësirë të brendshme të organizuar me xhepa funksionalë, madhësi të ndryshme që variojnë nga mini, medium dhe large, si edhe në një gamë ngjyrash të kuruara me kujdes, nga e zeza klasike te tonet e buta të rozës, kafes apo grisë, duke e bërë zgjedhjes ideale për mbrëmje, apo edhe përditshmëri!