
Pse njerëzit janë kaq të lidhur pas “Grande Fratello”-s në 2026 është diçka që do duhet studiuar. Vlen për gjithë arrivistët për të cilët ka folur Fabrizio Corona, gati për gjithçka (ose pothuajse) jo për të fituar para e pushtet, por thjesht për të hyrë në Shtëpi, sikur “Grande Fratello” i 2026-s të ishte i njëjti “Grande Fratello” i vitit 2000. Vlen edhe për vetë Mediaset-in, sepse nuk kuptohet mirë pse vazhdon të vërë bast mbi një “kalë të çalë” që s’ka më fuqi të marrë hov e t’u hajë pluhurin kundërshtarëve. E megjithatë ja ku jemi: pas një edicioni aspak entuziazmuese të drejtuar nga Simona Ventura dhe që kaloi në indiferencë të përgjithshme, aq sa të kujtosh kush e fitoi duket e pamundur pa ndihmën e Google, dhe pas skandalit Signorini të rrëfyer nga Corona, ja që Canale 5 njofton një edicion të ri të “Grande Fratello Vip” në mars, jo më me Signorini-n si drejtues, por me Ilary Blasi-n, e cila e ka drejtuar me sukses reality-n deri në 2018.
Sipas komunikatës së shpërndarë për media nga kompania, do të jetë një edicion i rinovuar në format, me ritme më intensive dhe me transmetim prej gjashtë javësh, ndërsa faqja e Davide Maggio-s parashikon disa nga emrat e testuar që, me shumë gjasa, do të hyjnë në Shtëpi: mes të tjerëve përmenden Walter Zenga, Alessandra Mussolini, Raimondo Todaro, Karina Cascella, Antonella Elia, Adriana Volpe, Marco Berry, Ringo, Rettore, Ilona Staller, Mariano Gallo (Priscilla), Antonio Sabato dhe Francesca Manzini. Duke lënë mënjanë faktin që, në këtë pikë, “Grande Fratello” do të mund të bënte fare mirë një pauzë, duke qenë se limoni është shtrydhur me aq forcë dhe për aq gjatë sa tashmë s’ka mbetur asnjë pikë, është e qartë se vendimi për ta nxjerrë programin në transmetim pikërisht tani është një përgjigje jo fort e maskuar e kompanisë ndaj Fabrizio Corona-s, sikur të thotë se Mediaset e ka ndërgjegjen e pastër dhe nuk tërhiqet as edhe një hap.
Pas episodit të “Falsissimo” të dedikuar Signorini-t, shumëkush mendonte se “Grande Fratello” do të vihej në pritje, sepse ishte bërë një “patate shumë e nxehtë” për t’u mbajtur në dorë. Por duke shpallur një edicion të ri, dhe madje të drejtuar nga e vetmja moderatore që pati guximin të me përballej me Corona-n në transmetim live, duke krijuar një nga momentet më ikonike të televizionit italian (mjafton t’i bjerë dikush në telefon Michela Giraud-it që e ktheu më pas në një batutë të shkëlqyer në In&Out në Tv8), Mediaset duket se po hedh më shumë “dorezën e sfidës” sesa po pretendon një sukses. Nuk duhet të jesh fallxhore për ta kuptuar se rruga e këtij “Grande Fratello Vip” të ri do të jetë e gjitha përpjetë, e megjithatë ja ku është, duke jetuar e duke luftuar bashkë me ne. Nuk e dimë nëse kjo strategji do të rezultojë fituese, por një gjë mund të thuhet me siguri: do të ishte shumë e zgjuar nga autorët ta shfrytëzonin skandalin në favorin e tyre, pa bërë sikur nuk ekziston.
