
Një debat i ashpër mes Rogertit dhe Gimbo në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mori një kthesë që pak e prisnin nga përplasja verbale, në një histori personale.
Rogerti pranoi publikisht se ka pësuar humbje të mëdha parash si pasojë e bixhozit dhe vendimeve të gabuara. Ai u shpreh: “Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore, kam çuar dëm një tan shtëpi…”.
Rogerti e bëri të qartë se nuk ka hyrë në këtë format për të dalë “shembull i mirë”, por për të treguar një realitet që shumë e fshehin ose e zbukurojnë. “S’kam ardh për shembull të mirë… kam ardh me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt”.
