Historia e tyre ka qenë prej fillimit nën lupën e publikut. Dhe tani, dyshimet janë rikthyer sërish nga disa veprime të dukshme në Instagram.

Së fundmi, fansat kanë vënë re se Elhaida dhe Lediani nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. Një lëvizje që, sidomos te çiftet publike, interpretohet menjëherë si distancë në marrëdhënie. Paralelisht, këngëtarja ka fshirë postimet ku shfaqej krah partnerit. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse kemi një krisje momentale, debat, apo thjesht zgjedhje për privatësi?

Ndërkohë, në postimet e fundit, Elhaida ka bërë të ditur se ndodhet në Shanghai, ku po vijon angazhimet e saj muzikore, pa dhënë asnjë koment për jetën personale. Nga ana tjetër, Lediani nuk shfaqet pranë saj këto ditë, çka e ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.

Për momentin, mes tyre nuk ka asnjë komunikim publik dhe asnjë sqarim zyrtar. Prandaj, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një debat të zakonshëm që po menaxhohet larg syve të publikut, apo për një ndarje përfundimtare ndërsa rrjetet, si gjithmonë, kanë nisur të flasin para njerëzve.