
Gazetarja Jonida Shehu ka lënë televizionin për një tjetër karrierë në vazhdimësi.
Pas një përvojë të gjatë si gazetare dhe moderatore, Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri.
Emërimi i saj u prezantua këtë të hënë në mbledhjen e grupit të PS-së që u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja nisi në orën 11:15, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi emërimin.
