
Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit.
Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit.
Duke qenë se grupi i Gretës nuk i është bindur urdhrit, Vëllai i Madh mori vendimin që të anulonte televotimin aktual. Ndërkohë masa që do të merret do të jepet gjatë Prime-t të së martës.
Nga ana tjetër, grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojnë live gjatë spektaklit të madh.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.
