
Lefay Resort & SPA Lago di Garda është një destinacion ku mirëqenia vendos ritmin e gjithçkaje. Këtu, spa-ja nuk është një shërbim, por zemra e përvojës dhe arsyeja pse udhëtimi merr kuptim tjetër.
Me mbi 4,000 m² hapësirë të dedikuar, Lefay SPA konsiderohet një nga qendrat “wellness” më prestigjioze në Evropë. Arkitektura bashkëkohore, drita natyrale dhe qetësia në ambientet e dedikuara, krijojnë një atmosferë ku trupi dhe mendja ndalen për tu rigjeneruar.
Pamja panoramike mbi liqen shoqëron pothuajse çdo hapësirë të spa-së nga “infinity pool”-i i jashtëm, saunat panoramike, zonat e relaksit, pishinat e brendshme dhe të jashtme me ujë të ngrohtë, si edhe dhomat private për çifte, ideale për momente intime dhe romantike.
Në thelb të gjithë përvojës qëndron “Lefay SPA Method”, një metodë ekskluzive që ndërthur mjekësinë tradicionale kineze me kërkimin shkencor perëndimor. Çdo trajtim dhe program është ndërtuar mbi balancën e energjive dhe mirëqenien afatgjatë.
Gjithçka nis me një konsultë të personalizuar, për të kaluar tek përvojat që përfshijnë “Anti-stress” dhe relaks të thellë, “Detox” dhe pastrim të organizmit, përmirësim të gjumi dhe energjisë si edhe rigjenerim trupor e mendor. Lefay Resort & SPA është destinacioni ideal për të rigjetur energjinë dhe ngadalësuar kohën.
