Alban Skënderaj vazhdon rrugëtimin e “Motiv i Jetës Time”. Pas mbrëmjeve spektakolare që shkruan historinë në Tiranë, Milano, Prishtinë tani është radha e Londrës.

Koncerti në Eventim Apollo e ka marrë tashmë atë “po”-në kolektive që nuk prodhohet me marketing, por me besnikëri publiku. Fakti që u shpall “sold out” brenda një jave është, në pamje të parë, lajm i thjeshtë për Alban Skënderajt që e ka çuar standardin në të tillë nivel.

Por, Londra nuk është një qytet ku një sallë mbushet thjesht nga entuziazmi për një artist, Londra është një qytet ku publiku ka mësuar të jetë i përkëdhelur dhe, njëkohësisht, i rreptë. Dhe kur 5 mijë vende mbyllen shpejt, ky është si një lloj konsensusi emocional. Si të thuash: “Po, ne e duam këtë artist. Po, ne e duam këtë gjuhë. Po, ne e duam këtë zë.”

‘Eventim Apollo’ është prej atyre vendeve ku muret e kanë memorizuar zërin e turmave, ritmin e duartrokitjeve, atë lloj zhurme të bukur që mbetet në ajër edhe kur dritat fiken. Aty kanë kënduar The Beatles, Queen, The Rolling Stones, David Bowie, Prince, Madonna, Nirvana, Adele, George Michael, Elton John, Coldplay, Harry Styles.

Në këtë venue historik ku kanee performuar artisteet mee tee meedhenjee nee bootee, peer heree tee paree po mbahet njee koncert shqiptar.

Mezi presim të dëgjojmë se di tingëllon një refren në shqip mbi Londër…