
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një moment sa prekës, aq edhe të bukur nga rrugëtimi i së ëmës, e cila po përballet me sëmundjen e rëndë të kancerit.
Përmes postimeve në Instastory, këngëtarja ka bërë të ditur se e ëma ka përfunduar kimioterapinë dhe se stafi mjekësor e ka surprizuar për të shënuar këtë hap të rëndësishëm. Teksa ka publikuar një video nga ky çast, ajo thekson se beteja ende nuk ka marrë fund plotësisht, por nënvizon se është mposhtur pjesa më e vështirë e rrugës.
“Sot ishte një moment që do ta mbaj në zemër përgjithmonë. Infermierët e surprizuan mamanë time me kambana, brohoritje dhe kaq shumë dashuri, dhe të gjithë shpërthyem në lot së bashku. Pas gjithçkaje që trupi dhe shpirti i saj kanë përballuar, ta shihje të arrinte këtë pikë ishte mbingarkuese në mënyrën më të bukur.
Ajo e përfundoi zyrtarisht kimioterapinë e saj të fundit sot. E dimë që rrugëtimi nuk ka përfunduar ende dhe se ka ende më shumë hapa përpara, por ky ishte një hap i madh, i vështirë, i shenjtë, dhe po i lejojmë vetes ta festojmë vërtet.”, shkruan këngëtarja.
Në vijim, Beatrix Ramosaj shprehet se ndihet thellësisht krenare për forcën dhe guximin e nënës së saj, si edhe për mënyrën se si ajo vazhdon ta përballojë këtë sprovë. Krahas emocioneve personale, këngëtarja ndalet edhe te mirënjohja për ata që, sipas saj, kanë qenë pranë në çdo hap: stafi mjekësor, lutjet, mesazhet dhe mbështetja e njerëzve.
“Nuk kam qenë kurrë më krenare për forcën e saj, guximin e saj dhe mënyrën se si ajo vazhdon të qëndrojë me zemër edhe në ditët më të vështira. Ta shohësh të kalojë nëpër këtë më ka ndryshuar. Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për çdo infermier që u kujdes për të, çdo mjek që e udhëhoqi, çdo lutje që u pëshpërit për të, çdo mesazh, çdo grimcë dashurie dhe mbështetjeje që na mbajti kur ishim të lodhur dhe të frikësuar. Sot u ndje si dritë.”, ka shtuar ajo.
View this post on Instagram
