
“Ferma VIP”, pritet të nisë shumë shpejt.
Sipas burimeve ekskluzive për Iconstyle, reality show do të nisë në muajin mars. Projekti vjen me një formulë ndryshe, surpriza të forta dhe emra shumë të njohur të ekranit.
Burime pranë produksionit bëjnë me dije se moderimi i reality show-t do t’i besohet Arbana Osmani. Rikthimi i saj në një format të tillë, pas atij të “Big Brother VIP Albania”, pritet të sjellë edhe më shumë interes dhe pritshmëri të larta nga publiku.
Por jo vetëm moderimi do të jetë risi. Edhe regjia do të jetë tërësisht e re, nën drejtimin e Eduart Grishajt.
Sa i përket kastit, burimet tregojnë se emra shumë të njohur të showbiz-it shqiptar do të jenë pjesë e këtij formati.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse “Mirëmbrëma Yje” e Arbana Osmani do të vijojë paralelisht me “Ferma VIP”, apo do të mbyllë sezonin e saj.
