
Shtëpia e Big Brother VIP nuk ka qenë kurrë një hapësirë statike, dinamika ndryshon sa herë që produksioni vendos të fusë “një kartë” të re në lojë.
Revista Class ka mësuar se banori më i ri i shtëpisë më të famshme do jetë Alesio Aliajt, një profil që e njeh mirë si funksionon vëmendja publike.
Alesio Aliaj është njohur prej vitesh si një emër i lidhur me botën e modelingut dhe më pas me menaxhimin, një kalim i natyrshëm për dikë që e ka pasur skenën përpara, por edhe prapa kamerës. Një pjesë e jetës së tij ka qenë e lidhur me Australia, ku ai ka jetuar për një kohë të gjatë dhe ku ka ndërtuar edhe jetën familjare, duke e mbajtur njëkohësisht veten aktiv në rrjetin e kontakteve dhe eventeve.
Pyetja interesante është se çfarë lloj loje do të zgjedhë të luajë: atë të personazhit social, që krijon ura dhe fiton terren me qetësi, apo atë të banorit që vjen me opinion, me prani dhe me sensin e “ritmit” që e kërkon një format i tillë.
