
Pas konfirmimit të lidhjes pak muaj më parë dhe shfaqjeve të tyre të shpeshta në aktivitete publike, Princ Leka dhe Blerta Celibashi duket se po kalojnë një kapitull të veçantë në jetën personale. Sipas informacioneve që qarkullojnë, fotografja është në pritje të ëmbël dhe çifti pritet të bëhet prindër për herë të parë së bashku në muajt në vijim.
Burime pranë tyre i kanë bërë të ditur PopArt.al se Blerta është shtatzënë dhe se çifti pret një djalë. Për Princ Lekën, ky do të ishte fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, nga e cila është ndarë prej kohësh.
Po sipas të njëjtave burime, shtatzënia po ecën mirë dhe dyshja ka preferuar ta përjetojë këtë periudhë me qetësi, larg zhurmës dhe vëmendjes së tepërt mediatike. Edhe pse prej kohësh kanë qarkulluar aludime për një pritje të ëmbël, tani lajmi konsiderohet i konfirmuar nga persona të afërt me çiftin.
Deri më tani, as Princ Leka dhe as Blerta Celibashi nuk kanë reaguar publikisht, por thuhet se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur prej disa javësh, duke e bërë edhe më të ndjerë emocionin e këtij kapitulli të ri. Ndërkohë, në rrjet vijojnë aludimet se çifti mund të ketë nisur paralelisht edhe përgatitjet për dasmë.
