
Në mes të gjithë zhurmës dhe reagimeve që shoqëruan performancën e Bad Bunny në Super Bowl LX, një detaj po komentohet po aq sa vetë spektakli: veshja e tij totalisht “all-cream”, që rezultoi të ishte nga Zara.
Artisti u shfaq me një set minimalist: pantallona të gjera dhe një fanellë sportive me supe të strukturuara, ku në shpinë shkruhej “Ocasio” dhe numri 64. Më pas, ai e kompletoi look-un me një xhaketë kostumi dhe kravatë, gjithashtu në të njëjtën nuancë krem.
Veshja u stilua nga Storm Pablo dhe Marvin Douglas Linares. Ndërkohë, kontrastin me ngjyrë e solli Lady Gaga, e cila u shfaq me një fustan të personalizuar nga dizajneri dominikan Raul Lopez i markës Luar.
Sipas Vogue, zgjedhja e Zara nuk ishte rastësi, sidomos duke qenë se Bad Bunny performoi në spanjisht dhe zgjodhi një brand spanjoll, duke e kthyer veshjen në një mesazh të koduar.
Dhe megjithëse ai njihet për zgjedhje më teatrale në tapetin e kuq, mjafton të kujtojmë look-un e tij me Schiaparelli në Grammy, këtë herë ai shkoi me thjeshtësi totale. Një thjeshtësi që, siç po thonë shumë fansa online, duket edhe si “outfit perfekt për dasmë”.
View this post on Instagram
