Rita dhe Roza Lati ishin të ftuarat e Ermal Peçit në programin e tij “Me prit të dielën”. Dyshja ndau ndjesitë rreth vlogut që kanë nisur online, duke e vlerësuar si një moment të fortë të rrugëtimit të tyre dhe se janë të kënaqura që janë pritur aq mirë.

Intervista me to kishte herë pas here deklarata sa të sinqerta, aq edhe plot batuta, çka tregonin edhe raportin e tyre si nënë e bijë.

Për sa i përket pagesës në këtë bashkëpunim, Rita pranon se Roza është një nga bashkëpunëtoret më korrekte dhe se, përveç zarfit, i jep edhe shpërblim.
Jeta e Rozës vihet shpesh në mediat online, teksa Rita nuk harroi as kësaj here të përmendë se sa pret një fëmijë nga Roza, ndërsa kjo e fundit pohon se e dëshiron shumë këtë moment, por gjithmonë do të preferojë lindjen natyrale.

Rita: Unë kam zënë radhë te doktorët, kam pyetur, jam interesuar për të gjitha metodat moderne të të bërit një fëmijë.
Roza: Edhe unë e dua një fëmijë, lutem për një bebe. Jam për një lindje natyrale, që fëmija të ketë babain prezent, kjo është ajo që dua.

Në mesin e shumë programeve reality, a mund të ishin ato të dyja të përgjuara nga kamerat? Përgjigjja e Ritës është shumë e prerë: kurrë.