Në një bisedë shumë personale dhe emocionale me Stenaldon, Luiz Ejlli ka zgjedhur të flasë hapur për një kapitull të vështirë të jetës së tij, një periudhë kur, siç e përshkruan vetë, e ndiente veten të mbytur nga vetmia, ankthi dhe një lloj boshllëku që i hiqte kuptimin ditëve.

Ai rrëfen se gjithçka kulmoi rreth moshës 37-vjeçare, rreth një vit para se të bëhej baba. Në atë kohë, thotë se e shihte të ardhmen si një derë të mbyllur: nuk e imagjinonte dot veten me familje, as me një rol prindi, e aq më pak si një njeri që do të mund të ishte shembull për dikë.

Vetmia, sipas Luizit, u kthye në sprova më e rëndë. Ai e përshkruan si një përjetim që fillimisht të trondit, pastaj të mpin, deri në atë pikë sa njeriu “mësohet” me të. Por kjo mësim-mpirje, siç e shpjegon, nuk është paqe: është një ftohje e brendshme, një distancim nga emocionet dhe nga vetë jeta.

Unë 38-vjeç u bëra baba. 37-vjeç i kisha humbur shpresat, thoja që nuk do kem kurrë familje, nuk do jem kurrë shembull i fëmijës tim por u mësova dhe nisa ta vuaj shumë. Kam jetuar vetëm dhe vetmia është gjëja më e tmerrshme në botë. Po u mësove, asgjë nuk të prek më. Në vetmi ti kalon gjithçka, kam tentuar t’i jap fund jetës, është shumë e rendë. Po e kalove këtë fazë kthehesh te faza që bëhesh i akullt. Thua kur nuk ia ndjen botës për mua përse të ma ndiejë mua? Aty pastaj ti ke rrugën më të rëndësishme dhe thua ‘çfarë do bëj tani’?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)