Ish-banorja e Big Brother VIP 5, Stelina, ka folur në “Fun Club” për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe për situatat që kanë pasuar pas daljes. Një nga temat që mori vëmendje gjatë intervistës ishte edhe takimi i saj me bashkëshorten e këngëtarit Miri, pas përmendjeve që u bënë në program.

Stelina rrëfeu se bashkëshortja e Mirit i ka bërë të qartë se për të nuk kishte vend për sqarime, sepse e dinte tashmë “si është e vërteta”, duke lënë të kuptohet se e konsideronte çështjen të mbyllur.

“Më tha që nuk ke nevojë të sqarohet se e di si është e vërteta. Ajo erdhi vetë te dyqani, dhe unë doja ta takoja sepse kisha një barrë, pasi u përmend dyqani im.”
E pyetur për komunikimin mes tyre, Stelina theksoi se nuk kanë pasur biseda të drejtpërdrejta, por sipas saj, bashkëshortja e këngëtarit ishte e qetë dhe nuk kërkonte shpjegime.

“Nuk kemi folur bashkë, por ajo ishte e qetë dhe nuk donte shpjegim. Ka qenë një situatë që e ka përdorur. Kur e pyeta Keijsin nga e di që e njoh Mirin, tha: kam gjërat e mia.”
Në vijim, Stelina shtoi se më parë nuk kishte pasur mundësi ta takonte bashkëshorten e Mirit, për shkak se ajo jeton në Gjermani. Megjithatë, ajo tregoi se gjatë vizitave të Mirit në dyqanin e saj, kanë pasur vetëm takime të shkurtra.

Sipas Stelinës, përmendja e dyqanit të saj në këtë histori i kishte krijuar një lloj “barre”, ndaj edhe e kishte ndjerë të nevojshme që ta takonte bashkëshorten e Mirit, për ta pasur të qartë qëndrimin e saj dhe për të mbyllur çdo paqartësi rreth asaj që u përfol.