
Një lëvizje e vogël në Instagram ka mjaftuar që të ndizet një debat i madh në rrjetet sociale.
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka hequr nga lista e ndjekjeve Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Menjëherë pas kësaj, online kanë nisur spekulime dhe komente të shumta, ku fansat po përpiqen të kuptojnë arsyen e këtij veprimi.
Situata merr edhe më shumë vëmendje pasi ky “unfollow” vjen pak kohë pasi reperja Tayna publikoi një fotografi pranë Presidentes Osmani, të shoqëruar me përshkrimin:
“Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.
View this post on Instagram
Ky kombinim ngjarjesh ka mjaftuar që të lindin interpretime të ndryshme në rrjet nga supozime për “thumbime” mes personazheve publikë, te aludime për qëndrime personale, apo thjesht një vendim i zakonshëm i menaxhimit të rrjeteve sociale.
