Dalja e tyre në ekranin gjigant të stadiumit mjaftoi që thashethemet të ktheheshin në lajm: gjatë finales së NFL në Levi's Stadium, ku të dy u panë bashkë në tribunë VIP, një lexuese buzësh pretendon se ka deshifruar një bisedë që e ngre edhe më shumë temperaturën e romancës së përfolur.

Sipas artikullit të Page Six, “lexuesja e buzëve” Nicola Hickling (e cituar përmes Daily Mail) thotë se Hamilton i ka lënë të kuptohet Kardashian-it se nuk e çon “këdo” tek nëna e tij dhe se ajo do ta takojë “një ditë”, duke shtuar se nëna e tij është e entuziazmuar për ta njohur. Përgjigjja e Kardashian-it, sipas këtij interpretimi, ka qenë e thjeshtë: “OK”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by silent sass (@silentsass)

Në të njëjtën linjë, ekspertja e gjuhës së trupit Judi James e ka përshkruar dinamikën mes tyre si “vëmendje të pandarë”, duke nënvizuar se Kardashian “e merr me sy” Hamilton-in ndërsa ai flet, një detaj që media e lexon si shenjë afërsie dhe komforti.

Përfaqësuesit e tyre, sipas raportimit, nuk kanë komentuar menjëherë për pretendimet. Ndërkohë, fansat i kanë parë të dy të buzëqeshur gjatë ndeshjes ku Seattle Seahawks fituan ndaj New England Patriots 29–13.

Dalja në Super Bowl vjen vetëm pak ditë pasi media ndërkombëtare raportoi se dyshja ka kaluar kohë bashkë në Europë, me ndalesa nga Cotswolds në London e deri në Paris.

Sa i përket historikut, Hamilton është lidhur ndër vite me emra të njohur si Nicole Scherzinger dhe Sofía Vergara, ndërsa Kardashian u divorcua nga Kanye West në 2022 dhe më pas është përfolur për lidhje me Pete Davidson dhe Odell Beckham Jr..