Postimi i fundit i James Van Der Beek në Instagram nuk ishte një foto “e bukur për rrjetet”. Ishte një përqafim i vërtetë.

Në atë postim, ai shfaqej i veshur thjesht, me një pulovër dhe kapelë, me krahët rreth vajzës së tij Annabel Van Der Beek, ndërsa ajo e përqafonte fort. 

Postimi ishte një dedikim i dyfishtë, sepse Annabel Van Der Beek dhe babai i tij, James Van Der Beek Sr., kishin ditëlindjen në të njëjtën datë. Ai ndau edhe një tjetër moment familjar, ku i ati shfaqej pranë mbesës, si për të lidhur tri breza në një kujtim të vetëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by James Van Der Beek (@vanderjames)

Në tekst, James Van Der Beek nuk u fokusua te vetja, as te sëmundja, as te drama. U fokusua te ajo që shihte tek ata të dy, te një zemër e hapur, e ngrohtë, e dashur, te kujdesi dhe përkushtimi që u japin njerëzve të tyre. Përmendi edhe një lloj kreativiteti e origjinaliteti që, sipas tij, i bënte të veçantë, dhe një aftësi të butë për ta bërë çdo ambient më të gëzueshëm pa u përpjekur shumë. Pastaj e mbylli me mirënjohje, me idenë se bota është më e mirë sepse ata janë pjesë e saj, dhe me një “ju dua” që tingëllon si fjali e thjeshtë, por që pas një humbjeje bëhet e rëndë si gur.

Pas ndarjes së tij nga jeta, ky postim u kthye në një detaj që prek, sepse tregon çfarë zgjodhi të lërë si gjurmë të fundit publike. Jo një rol, jo një kujtim nga seriali, jo një frazë “heroike”. Një përqafim dhe një dashuri familjare e shkruar me qetësi.

Ai la pas bashkëshorten, Kimberly Van Der Beek, dhe gjashtë fëmijët e tyre, ndërsa ajo kërkoi privatësi për të përballuar dhimbjen. Dhe në mes të gjithë lajmeve, titujve e reagimeve, ajo foto e fundit mbeti si një kujtesë e thjeshtë: në fund, njeriu nuk është as fama, as zhurma, as historia që i bëjnë të tjerët. Është dashuria që lë pas.