
I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News me moderatoren Fiori Dardha, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për jetën familjare, rolin si bashkëshort dhe sfidat e famës.
I pyetur për marrëdhënien me vjehrrën dhe rolin e tij si dhëndër, ai u përgjigj me humor dhe sinqeritet:
“Nuk do të doja për Lunën një dhëndër si vetja.”
Luizi shtoi se vlerësimi që merr nga familja e bën të ndihet mirë, por theksoi se askush nuk është perfekt. “Më jep shumë vlera kur më vlerësojnë, më bën të ndihem mirë, por të gjithë kemi problemet tona, s’është asnjëri perfekt,” u shpreh ai.
Duke folur për jetën në shtëpi, fituesi i BBV tha se ardhja në jetë e vajzës së tij, Luna, e ka bërë më të fortë.
“Qëkur jam bërë baba, jam bërë edhe trim. E di që Luna më sheh dhe duhet të jem trim. Por kur Kiara i bie telefonit, seç më kap një dridhur”, tha ai me të qeshur, duke treguar anën e tij më familjare dhe spontane.
Sa i përket famës, Luizi pranoi se ajo ka një kosto të lartë personale.
“Mund të duket si mendjemadhësi, por ndonjëherë them: isha mirë kur isha keq. Është shumë e lodhshme, shumë stresuese. Dal nga studio, dua të ha një byrek, por njerëzit thonë: ‘Po ky ha një byrek.E kam të pamundur të ulem të pi kafe me një vajzë, sepse shumë njerëz thonë ‘Kush është ajo?’, fillojnë nëpër cepa lokalesh dhe është shumë e sikletshme.”
