Një dhomë hoteli, një pije në dorë dhe një patch-e të zinj poshtë syve. Këto janë detajet e fotos në Instagram me të cilën Harry Styles njoftoi publikimin e videos së re të “Aperture”, singël pjesë e projektit të tij të ri muzikor. Le të ndalemi te patch-et: ish-anëtari i One Direction, i cili prej kohësh nuk i duron etiketimet me bazë gjinore, na kujton se sot edhe burrat pëlqejnë të kujdesen për pamjen e tyre. Dhe, falë përdorimit super praktik, patch-et për sytë po bëhen një “must-have” për shumë meshkuj.

Mjafton të përmendim Joe Jonas, i cili ka deklaruar hapur dashurinë e tij për “Derma E Vitamin C Hydro Gel Patches”, apo Patrick Dempsey, që si Harry Styles është fans i këtyre “cerotëve” të vegjël. Në thelb, patch-et për sytë, falë përqendrimit të lartë të aktivëve kullues, hidratues dhe ç’ënjtës, premtojnë ta freskojnë dhe “rinovojnë” vështrimin brenda maksimumi 20 minutash, duke reduktuar rrathët e zinj, rrudhat e imta dhe qeskat poshtë syve. Të dalësh nga shtëpia me patch-et ende nën sy, nuk ka qenë kurrë kaq “cool”.

Mjafton të kujtosh Tony Effe, i cili në Sanremo 2025 bëri një selfie me patch-et poshtë syve fare në sy të të gjithëve, teksa përgatitej për performancën në skenën e Teatro Ariston.