Pas një periudhe të vështirë shëndetësore që e mbajti larg rrjeteve sociale, Dajana Kalo është rikthyer në Instagram me një postim emocional, ku shfaqet në disa foto nga trajtimi në Turqi, krah partnerit dhe motrës së saj.

25 vjeçarja kishte pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një malformacioni arteriovenoz, një situatë që kërkonte ndërhyrje urgjente dhe trajtim të specializuar, si edhe një proces të gjatë rehabilitimi më pas.

Në postimin e saj, Dajana e nis me një përshëndetje të ngrohtë dhe pranon se e ka të vështirë të shprehet nga emocionet, por e ndjen ta ndajë këtë hap me njerëzit që e kanë mbështetur. Ajo falënderon “nga thellësia e shpirtit” për mundësinë që i është dhënë të kurohet në një nga spitalet më të mira, thekson se gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe se do të vazhdojë edhe më mirë me pozitivitet, “siç më njihni”. Po ashtu, shpreh mirënjohje të veçantë ndaj Zotit dhe ndaj të gjithëve që i kanë qëndruar pranë me lutje dhe mbështetje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)