Afrimiteti i Mateos me Brikenën po kthehet në një nga temat më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, sidomos pas pamjeve të mbrëmjes së fundit që ndezën menjëherë rrjetin.

Gjatë orëve të vona, para se të shkonin në gjumë, Mateo dhe Brikena u panë në momente të afërta në shtrat, duke mbajtur duart e njëri tjetrit dhe duke shkëmbyer ledhatime të lehta. Kjo sjellje u lexua nga publiku si një sinjal i qartë i një kimie mes tyre, një afërsi që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve dhe që u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke sjellë komente, spekulime dhe diskutime për natyrën e këtij afrimiteti.

Por ajo që e bëri situatën edhe më interesante, ishte reagimi që erdhi nga jashtë shtëpisë.

Për herë të parë, motra e Mateos, Kejsi, vendosi të komentojë publikisht këtë dinamikë. Ajo postoi në rrjetet sociale një foto ku Mateo dhe Brikena shfaqen duke mbajtur duart, dhe e shoqëroi me shënimin: “Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo afërsi do të jetë fillimi i një historie që do të marrë më shumë hapësirë në ditët në vijim.