Loredana Zefi ka vendosur të flasë hapur. Në podcastin e Arbana Osmanit, ajo u ndal tek raporti me ish partnerin, Mozzik, dhe mbi të gjitha tek roli i saj si nënë.

Artistja pranoi se ka duruar shumë, ndoshta më shumë sesa do të donte, por për një arsye të vetme: vajzën e saj. 

“Unë e kam duru shumë, e kam duru maksimalisht, e kam duru shumë, për shkak të pikës së dobët, vajzës. Më bëj dëm mua, po jo vajzës,” u shpreh ajo.

Por Loredana nuk u ndal me kaq. Ajo shkoi më tej, duke ngritur akuza të drejtpërdrejta dhe duke folur për një urrejtje që, sipas saj, mund të ketë kaluar kufijtë personalë.

“Ndoshta mua më urren kaq shumë, sa nuk do që të më shohë sytë, ka mundësi dhe ajo, por është okay. Për famë, për personalitetin e vet, është në gjendje me harru edhe vajzën.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)