
Shikimet dhe sjellja e Mirit brenda shtëpisë janë komentuar edhe nga një tjetër banor. Në një bisedë në oborr, Gimbo i ka treguar Selinës se çfarë pretendon se ka vënë re te Miri, duke iu referuar një momenti vallëzimi të mbrëmshëm.
Sipas Gimbos, mënyra se si Miri e shikonte Selinën gjatë vallëzimit i është dukur e papërshtatshme dhe e ka shqetësuar. Ai është shprehur i irrituar nga ajo që thotë se ka parë, duke përdorur edhe terma të rëndë:
“Ça janë ato shikime o Allah… po të shihje qysh të shikonte vajzë… është i sëmurë, manjak”.
Gimbo ka vijuar duke thënë se këto “shikime” i kanë lënë mbresa negative dhe se, sipas tij, Miri gjatë vallëzimit mbyllte sytë sikur po imagjinonte gjëra.
Biseda bëhet më e rëndë kur Gimbo ngre një supozim për sjelljen e Mirit jashtë kamerave, duke e paraqitur si paralajmërim për Selinën:
“Këtij t’i vijë një rast jashtë… ky është i tmerrshëm. E di unë”.
Ai e përshkruan prezencën dhe sjelljen e Mirit si toksike, duke thënë se “të vlon shpirtin”.
