
Selin ka rikthyer në vëmendje raportin e saj me Mirin, duke hapur një debat të ri mes banorëve brenda shtëpisë.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo u shpreh se disa sjellje dhe deklarata të Mirit gjatë qëndrimit në shtëpi i kanë krijuar dyshime lidhur me marrëdhënien që ai ka jashtë formatit me partneren e tij. Sipas Selinit, perceptimi i saj është ndikuar nga mënyra se si Miri është sjellë ndaj saj në situata të ndryshme.
“Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte”, u shpreh Selin.
Deklarata e saj ka sjellë reagime të ndryshme mes banorëve. Disa prej tyre kanë kërkuar më shumë sqarime lidhur me këtë qëndrim, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur të mos komentojnë jetën personale të Mirit jashtë shtëpisë.
Nga ana tjetër, Miri ka qenë i qartë që në fillim të qëndrimit të tij, duke theksuar vazhdimisht se raporti i tij me Selinën është thjesht familjar. Ai ka deklaruar se e sheh Selinën si vajzën e tij dhe ka mohuar çdo nënkuptim tjetër për marrëdhënien mes tyre.
