Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë shfaqur sërish bashkë, këtë herë në një video të realizuar gjatë një feste private, duke rikthyer vëmendjen te raporti i tyre.

Në pamjet e publikuara nga Eriku gjatë mbrëmjes, ai shfaqet duke realizuar një video selfie në ambientin e festës, ndërsa në sfond duket edhe Sara, vetëm pak hapa larg tij. Në të njëjtin moment, në festë po performonte edhe këngëtari Gena.

Sara ka zgjedhur të mos ndajë imazhe apo video nga eventi në rrjetet sociale, duke ruajtur një profil më të rezervuar për jetën personale. Megjithatë, prania e saj në festë konfirmohet përmes videos së publikuar nga Erik Fullani.

Edhe pse nuk ka pasur deklarata të bujshme nga ana e tyre për marrëdhënien, pamjet e fundit i shtojnë edhe më shumë zërat se raporti mes tyre po vijon në një fazë të qëndrueshme.

Në paraqitjet e fundit publike, dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri tjetrit, duke zgjedhur që raportin ta mbajnë larg ekspozimit të tepruar.