
Gjatë një detyre të zhvilluar mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, banorët ndanë histori personale nga jeta e tyre.
Shëndrit Lumi zgjodhi të flasë për një përvojë të vështirë që, sipas tij, e ka shoqëruar prej vitesh, bullizmin e përjetuar në fëmijëri. Në rrëfimin e tij, ai përshkroi ndjesinë e vetmisë dhe keqtrajtimit në një periudhë të hershme të jetës.
Ai deklaroi se, gjatë shkollës fillore, disa persona që i konsideronte shokë e kishin mbyllur brenda një garazhi makinash dhe kishin futur edhe një qen, duke e bërë situatën edhe më të rëndë për të.
Rrëfimi i Shëndritit solli reagime emocionale te banorët, të cilët u prekën nga historia e tij. Edhe në rrjetet sociale pati komente të shumta, ku shumë ndjekës e vlerësuan deklaratën si një moment që rikthen në vëmendje pasojat e bullizmit te të rinjtë.
View this post on Instagram
