
Një deklaratë e Selines brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka sjellë reagim publik nga Rabea, gruaja e Mirit, duke rihapur diskutimet për dinamikat mes banorëve.
Në një bisedë me banorë të tjerë, Selin u shpreh se kishte krijuar dyshime për raportin e Mirit me partneren jashtë shtëpisë, nisur nga mënyra si ai është komentuar dhe si ka reaguar gjatë lojës.
Deklarata e saj u pasua nga një kundërpërgjigje e Rabeas në rrjetet sociale, ku ajo publikoi një video me mesazhin:
“Ti do të kapësh prime-n në kurriz të martesës sime, por unë kapa zemrën e burrit tim përpara një dekade. Të dua përgjithmonë, schatz-i im.”
Në mbishkrimin e postimit, ajo shtoi edhe frazën:
“Asnjëri nuk ma shan dot martesën time.”
Paralelisht me këtë debat, është rikthyer në vëmendje edhe një bisedë e mëparshme e Mirit brenda shtëpisë, ku ai ka treguar se para hyrjes në format kishte folur me bashkëshorten për mundësinë e situatave të ndryshme në lojë.
“Unë do të hyj aty, por ta kesh parasysh se çfarë mund të ndodhë. Je dakord?”
Sipas rrëfimit të tij, përgjigjja e Rabeas kishte qenë:
“Më plasi.”
Deri tani, dinamika mbetet në nivel deklaratash dhe interpretimesh publike, ndërkohë që raporti mes Mirit dhe Selines vazhdon të komentohet si pjesë e lojës brenda shtëpisë.
View this post on Instagram
