Dinamikat rreth Big Brother VIP Albania po vazhdojnë të komentohen jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe në rrjetet sociale, ku këtë herë vëmendjen e ka marrë një reagim nga familja e Gimbos.

Në qendër të diskutimit është vendosur Elona Blakaj, motra e Gimbos, pas një komenti që ka bërë në Instagram lidhur me raportin e përfolur mes vëllait të saj dhe Selines.

Siç është parë edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, Gimbo ka shfaqur hapur pëlqim dhe simpati ndaj Selines, gjë që ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit dhe faqet e fansave. Në një prej këtyre ndërveprimeve, një faqe fansash iu drejtua me shaka familjes së tij me komentin

“A t’jep nana n’Kosovë?”

Komenti i referohej në mënyrë humoristike mundësisë që Selina të bëhej pjesë e familjes së Gimbos, nëse raporti i tyre do të zhvillohej më tej.

Ajo që tërhoqi menjëherë vëmendje ishte përgjigjja e Elonës, e cila reagoi në të njëjtin ton sportiv dhe miqësor, duke shkruar

“E jep, e jep ?”.

Pas këtij reagimi, komenti nisi të qarkullojë gjerësisht në rrjet, ku shumë ndjekës e interpretuan si një shenjë mbështetjeje nga familja e Gimbos për afrimitetin e tij me Selinën. Në komentet online, reagimi i motrës u vlerësua si spontan dhe me humor, duke marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

Për momentin, raporti i tyre mbetet pjesë e zhvillimeve që po ndiqen me interes nga publiku, ndërsa reagimi i familjes ka shtuar një tjetër element në diskutimet që po bëhen jashtë formatit.