(Photo by Daniele Venturelli/Getty Images)

“Sandokani” i ri është bashkëprezantuesi i parë i Festivalit të Sanremos 2026. Është shumë i emocionuar, edhe pse përpiqet të duket i qetë. Thotë se i di të gjitha këngët e Laura Pausinit.

Një gjë është e sigurt: nuk do të këndojë. Këtë ia ka bërë të qartë Carlo Contit që në telefonatën e parë.
“Nëse një ditë luaj një personazh që duhet të këndojë, do duhet të më paguajnë shumë mirë.”

Një tjetër moment i veçantë i kësaj mbrëmjeje: për herë të parë, Can Yaman Sandokani i ri takoi Sandokanin legjendar, Kabir Bedi. Një surprizë e vërtetë televizive.

Can Yaman thotë se është beqar dhe, kur u pyet për statusin e tij sentimental, i ktheu pyetjen me humor: a ka ndonjë sugjerim për ndonjë kandidate?