
Halle Berry ka treguar hapur se ekziston një gjë që nuk pranon më ta bëjë në intimitet.
Kur vjen puna te jeta seksuale, aktorja fituese e Oscar-it, 59 vjeçe, thotë se me të fejuarin e saj, Van Hunt, nuk bën më “sikur” për të kënaqur partnerin.
E ftuar në episodin e së martës të podcast-it “Sex With Emily”, Berry shpjegoi se nuk i pëlqen të shtiret sikur ka arritur orgazmën, vetëm që partneri të ndihet mirë.
Ajo tha se, dikur, shumë gra janë rritur me idenë se duhet ta bënin këtë që burri të ndihej i suksesshëm në shtrat:
“Duhej të arrinim deri aty që ai të ndihej mirë që na solli në orgazëm. Duhej të thoshim se e arritëm, që ai të ndihej mirë me veten. Po çfarë po bën kjo? Po vendos nevojat e tij para tonave. Dhe tani unë nuk e bëj më këtë.”
Më tej, Berry shtoi:
“Unë jam si: ‘Jo, unë vij e para, ashtu siç ti e vendos veten të parën.’ Të dy e meritojmë që kjo të jetë një eksperiencë e këndshme për të dy, që pastaj të kthehemi nga ana tjetër dhe të flemë mirë jo njëri të gërhasë dhe tjetri të rrijë duke parë tavanin e të mendojë: ‘Çfarë dreqin ndodhi?’”
Berry konfirmoi këtë muaj se është e fejuar me Van Hunt (55), pas gati gjashtë vitesh lidhje.
Aktorja e Catwoman e bëri publik lajmin në episodin e 5 shkurtit të The Tonight Show with Jimmy Fallon, duke sqaruar edhe zërat se kinse fillimisht e kishte refuzuar propozimin.
