
Çdo verë ka një hartë të padukshme që na tërheq drejt dritës, detit dhe qyteteve që janë krijuar për momente të bukura. Këtë sezon, udhëtimi nis romantikisht në Paris — me mëngjese pranë Louvree apo Eiffel dhe mbrëmje që shndërrohen në madhështore buzë Senës — për të rrëshqitur më pas drejt brigjeve dramatike të Amalfi Coast, ku rrugët përqafojnë shkëmbin dhe limoncello shijon si vetë vera.
Nga aty, ritmi bëhet më urban në Barcelona, ku plazhi dhe arkitektura bashkëjetojnë me darka të gjata mes miqsh, për t’u zhvendosur në të bardhën verbuese të Mykonos — një ishull ku dielli, muzika dhe glamuri takohen pa kompromis. Për ata që kërkojnë një elegancë më të qetë, Mallorca ofron gjire të fshehta dhe luks diskret, një arratisje mesdhetare me frymë intime.
Italia rikthehet me Romën historike, ku çdo shesh merr jetë në perëndim dhe vera me një pjatë karakteristike pastash me vongole, shijojnë ndryshe. Pak më në veri, Nice është simboli i rivierës franceze, në formën e saj më elegante. Shëtitje buzë promenadës-s, dritë e artë dhe një stil “old-money” jetese.
Pastaj vjen ikona: Capri, me Faraglioni në horizont dhe ujin në nuancat e turkezes që reflekton luksin italian. Në anën tjetër të shkëlqimit mesdhetar, Monaco shfaq shkujdesur jahtet, “fine dining” dhe një atmosferë të sofistikuar në një hapësirë të vogël, por me impakt të madh tek turistët.
Dhe kur nxehtësia bëhet e teoërt, vera gjen freskinë e saj në Swiss Alps — liqene, ajri i pastër dhe qetësia që të rikthen balancën. Nga bulevardet pariziene te brigjet italiane, nga ishujt grekë te malet zvicerane, këto janë destinacionet që përkufizojnë arratisjen e përkryer të një vere europiane.
