
Fansat e Krenari dhe Paragjykim kanë arsye të festojnë. Jo vetëm që është në punë një adaptim i ri i Arsye dhe Ndjenjë (Sense and Sensibility), por edhe kryevepra e Jane Austen po rikthehet në ekran.
Miniseria e re do të shkruhet nga autorja bestseller Dolly Alderton (Good Material) dhe do të drejtohet nga Euros Lyn (Heartstopper). Romani i vitit 1813 do të kthehet në një miniseri me gjashtë episode për Netflix.
Për çfarë flet?
Seriali do të bazohet besnikërisht në romanin e botuar në 1813 nga Jane Austen. Historia e sjellë në kinema edhe në 2005 nga Joe Wright, me Keira Knightley dhe Matthew Macfadyen rrëfen marrëdhënien e ndërlikuar mes Elizabeth Bennet, e zgjuar dhe e pavarur, dhe Mr. Darcy, i pasur, enigmatik dhe i vështirë për t’u lexuar.
Netflix premton një adaptim “të besueshëm” ndaj tekstit origjinal, por me një ndjeshmëri bashkëkohore. Elizabeth do të luhet nga Emma Corrin, e cila ka theksuar edhe komponentin e fortë ironik të projektit.
“Është një rol që të vjen një herë në jetë. “Krenari dhe Paragjykim” rikthehet një herë në një brez, dhe nuk ka pasur adaptim të ri që nga 2005 ka kaluar shumë kohë,” ka thënë Corrin për ELLE. “Ka tema që janë gjithmonë aktuale. Është komedi, është argëtuese dhe brilante. Do të jetë e jashtëzakonshme dhe mezi pres të punoj me Olivia-n dhe Jack-un.”
Romantizëm, tension social dhe humor i mprehtë: përbërësit mbeten pikërisht ata që e kanë bërë romanin një klasik të përjetshëm.
Kush është në kast?
Emma Corrin (The Crown, Nosferatu) si Elizabeth Bennet dhe njëkohësisht executive producer e serisë
Jack Lowden si Mr. Darcy
Olivia Colman si Mrs. Bennet, nëna e Elizabeth
Në kast përfshihen edhe:
Rufus Sewell (Mr. Bennet)
Freya Mavor (Jane Bennet)
Rhea Norwood (Lydia Bennet)
Louis Partridge (Mr. Wickham)
Jamie Demetriou (Mr. Collins)
Daryl McCormack (Mr. Bingley)
Siena Kelly (Caroline Bingley)
Fiona Shaw (Lady Catherine de Bourgh)
Kur del?
Data zyrtare ende nuk është njoftuar, por miniseria është konfirmuar për 2026.
A ka teaser?
Më 29 korrik 2025, Netflix publikoi imazhin e parë zyrtar të kastit kryesor.
Ndërsa më 24 shkurt 2026 erdhi teaseri i parë zyrtar: shikime të zjarrta mes Elizabeth dhe Mr. Darcy, tension romantik i dukshëm dhe po Darcy mbi kalë, tamam siç e kërkon miti.
Deri këtu, pritshmëritë janë shumë të larta.
