Bananet njihen si “mbretëresha e kaliumit”, por kaliumi është një mineral kyç për funksionin e zemrës, muskujve dhe sistemit nervor dhe trupi nuk e prodhon vetë, prandaj duhet ta marrësh nga ushqimi.

Duhen rreth 2,600 mg/ditë për gratë dhe 3,400 mg/ditë për burrat, me ndryshime sipas moshës dhe faktorëve të tjerë. Si referencë, një banane mesatare ka rreth 422 mg kalium.

Ushqimet dhe kaliumi 
Më shumë se banania (≥422 mg për porcion):

Kungull (i shtypur), 1 filxhan: 644 mg
Kajsi të thata, 1/2 filxhan: 755 mg
Avokado: 507 mg
Fasule të kuqe (kidney beans) të konservuara, 1 filxhan: 607 mg
Thjerrëza të gatuara, 1 filxhan: 731 mg
Lëng portokalli, 1 filxhan: 496 mg
Patate e pjekur, 1 mesatare: 610 mg
Kumbulla të thata (prunes), 1/2 filxhan: 635 mg
Rrush i thatë, 1/2 filxhan: 618 mg
Sojë e zier, 1/2 filxhan: 443 mg
Patate e ëmbël: 486 mg