Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvëndëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ndërsa, Ferit Hoxha ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtëme. Besfort Lamallari është larguar si Ministër i Drejtësisë dhe ka merrë postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu është emëruar në krye të ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi.