Pas zërave dhe parashikimeve që qarkulluan gjatë mbrëmjes, Carlo Conti e konfirmoi drejtpërdrejt nga Ariston se Stefano De Martino do të jetë njëkohësisht prezantues dhe drejtor artistik i Sanremos 2027.

Conti e kishte përsëritur disa herë se nuk do ta drejtonte Festivalin vitin e ardhshëm. Gjatë konferencës për shtyp në mëngjes, ai paralajmëroi se në mbrëmje do të bënte një njoftim për të ardhmen e Sanremos. Dhe njoftimi erdhi:

«Stefano De Martino do të jetë prezantuesi dhe drejtori artistik i edicionit të ardhshëm të Festivalit».

Është hera e parë që prezantuesi aktual ia dorëzon stafetën pasardhësit të tij gjatë transmetimit live të Sanremos.

«Kokën poshtë dhe pedalojmë, siç i themi zakonisht njëri-tjetrit në telefon, Carlo», u shpreh De Martino.

«Mirupafshim Sanremo, shihemi shumë shpejt».