Bebe Rexha ka lançuar këngën e saj “Cike cike”, këngë e pritur mjaft mirë dhe tej mase virale. Në një video të saj në TikTok, ajo i tregon një të afërmi këngën “Hou çike”, nga e cila ka marrë frymëzim. Por a ka kontaktuar stafi i saj Landin apo skuadrën e WSF? A duhet leje për përdorimin e kësaj pjese?

I ftuar te Ermal Peci, Landi sqaron:

“Ma kanë dërguar këtë video të saj në studio, duket sikur ajo është frymëzuar nga kënga jonë. Nuk jemi kontaktuar as unë, as Miri. Të ndalesh në çështje ligjore thjesht për një frymëzim është çështje shumë e madhe. Edhe ne jemi frymëzuar nga artistë të tjerë, nuk ka të thotë kjo gjë.”