
Gjatë një prononcimi për Top Albania Radio, opinionistja e këtij edicioni të Big Brother VIP, Monika Kryemadhi, ka komentuar dinamikat më të fundit brenda shtëpisë, duke u ndalur te raportet mes banorëve dhe çiftet që po mbajnë vëmendjen e publikut.
E pyetur konkretisht për çiftin më të diskutuar të ditëve të fundit, Mateo dhe Brikena, Monika ka befasuar me interpretimin e saj, duke sugjeruar se pavarësisht vëmendjes që merr Brikena, interesi emocional i Mateos mund të jetë diku tjetër.
“Unë mendoj që Mateo pëlqen Selin,” ka deklaruar ajo.
Në vijim, Kryemadhi ka shtuar se kjo ndjesi mund të mos jetë vetëm njëanshme dhe se raporti mund të ketë jetë edhe pas mbylljes së formatit.
“Mendoj që edhe Selin mund të ketë një ‘feeling’ dhe pëlqyeshmëria e saj me Mateon ndoshta mund të vazhdojë edhe pas Big-ut.”
Sipas saj, Selin aktualisht ndodhet në një udhëkryq emocional brenda lojës, pasi raportet me disa prej djemve në shtëpi kanë ndryshuar ndjeshëm. Ajo u ndal te përplasja e Selines me Mirin, duke e përshkruar si një krisje të fortë pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi.
Pas 60 ditësh bashkëpunimi dhe loje të përbashkët, sipas Monikës raporti i tyre është krisur aq fort sa Selin tani ndjen një lloj urrejtjeje ndaj tij.
Ndërsa për raportin e Selines me Gimbon, Monika e sheh më shumë si një lidhje që krijohet për nevoja të brendshme të qëndrimit në shtëpi, sesa si diçka me prapavijë romantike.
“Aty brenda ke nevojë të kesh një shok për të shkarkuar energjinë negative dhe për të marrë pozitivitet, por asgjë më shumë.”
